Meliora Medical
Rikuperim, Mirëqenie, & Estetikë
Shërbimet Tona
Një përzgjedhje trajtimesh terapeutike dhe estetike e krijuar për të shoqëruar gruan në çdo etapë të rrugëtimit të saj drejt mirëqenies, rikuperimit, vetëbesimit dhe kujdesit për veten.
Stimulim manual i sistemit limfatik me lëvizje shumë të buta dhe ritmike që përmirëson drenimin e lëngjeve, redukton fryrjen dhe rëndesën në trup, mbështet funksionin imunitar dhe favorizon qetësimin e sistemit nervor.
Limfodrenazhi manual ndihmon në reduktimin e fryrjes, edemës dhe ndjesisë së rëndesës pas lindjes, ndërsa mobilizimi i cikatricës cezariane ndihmon në përmirësimin e lëvizshmërisë së indeve, reduktimin e ngjitjeve dhe mbështet rikuperimin funksional të trupit.
Limfodrenazhi manual post-operativ është një hap thelbësor pas ndërhyrjeve kirurgjikale, veçanërisht pas liposuksionit, për një rikuperim më të sigurt dhe rezultate optimale.
Lipedema shpesh shoqërohet me grumbullim lëngjesh në inde, duke kontribuar në edemë dhe parehati. Limfodrenazhi manual ndihmon në përmirësimin e rrjedhjes limfatike dhe në reduktimin e këtij grumbullimi, duke lehtësuar dhimbjen, tensionin dhe ndjesinë e rëndesës.
Limfodrenazhi Manual është një mbështetje e butë por thelbësore për menaxhimin e limfedemës dhe reduktimin e ënjtjes. Ai ndihmon në lehtësimin e diskomfortit të përditshëm dhe mbështet shëndetin e indeve me kalimin e kohës.
Terapia viscerale është një teknikë manuale e specializuar që mund të ndihmojë në reduktimin e fryrjes, parehatisë abdominale dhe ndjesisë së tensionit, duke mbështetur funksionin tretës, relaksimin dhe mirëqenien e përgjithshme.
Kombinimi i terapisë viscerale dhe limfodrenazhit manual ndihmon në çlirimin e tensioneve të brendshme dhe në stimulimin e qarkullimit limfatik, për një ndjesi më të lehtë dhe më të balancuar në trup.
Trajtim i personalizuar që ndihmon në lehtësimin e dhimbjes dhe relaksimin e muskujve.
Kombinim teknikash si masazhi, kupa, radiofrekuenca dhe presoterapia për të reduktuar celulitin.
Një qasje e avancuar dhe funksionale për përmirësimin e pamjes së trupit, që kombinon lëvizjen aktive me masazhin manual, maderoterapinë dhe metaloterapinë për të punuar mbi tonusin muskulor, strukturën e indit dhe elasticitetin e lëkurës. Një trajtim që nuk fokusohet vetëm në sipërfaqe, por punon në disa nivele për një formësim gradual, natyral dhe harmonik të trupit.
Reduktim afatgjatë dhe i sigurt i qimeve të padëshiruara, me komfort maksimal falë teknologjisë me ftohje me kontakt.
Një trajtim lifting natyral dhe jo-invaziv që kombinon teknika manuale për të përmirësuar pamjen dhe ndjesinë e fytyrës.
5 teknologji në një seancë të vetme që ofrojnë pastrim, eksfolim, hidratim dhe stimulim të kolagjenit me Hydrodermabrasion RESKIN II.
Trajtim jo-invaziv që ndihmon në përmirësimin e tonusit dhe elasticitetit të lëkurës së fytyrës.