Për kë është
Për persona që kërkojnë reduktim të stresit, drenim të lëngjeve të tepërta dhe një ndjesi lehtësie në trup; i rekomanduar në prani të ënjtjes, mbajtjes së lëngjeve dhe rëndesës.
Si funksionon
Sistemi limfatik është pjesë thelbësore e organizmit, përgjegjës për drenimin e lëngjeve të tepërta dhe largimin e mbetjeve qelizore, duke mbështetur funksionin imunitar. Duke qenë se nuk ka një mekanizëm pompues si zemra, qarkullimi i tij mbështetet përmes teknikave manuale të kontrolluara. Trajtimi realizohet me lëvizje të buta dhe ritmike që ndihmojnë rrjedhjen limfatike.
Përfitimet Kryesore
- Mbështet rrjedhjen e lëngut limfatik dhe kontribuon në ruajtjen e ekuilibrit të lëngjeve në organizëm.
- Ka efekt relaksues mbi sistemin nervor, duke favorizuar aktivizimin e sistemit parasimpatik (“rest & digest”).
- Ndihmon në uljen e tensionit nervor dhe perceptimit të stresit, duke përmirësuar mirëqenien e përgjithshme.
- Kontribuon në reduktimin e ndjesisë së fryrjes dhe rëndesës në trup, duke përmirësuar komfortin dhe ndjesinë e lehtësisë.
Galeria
Çmimet
Barku (50 minuta)
1 Seancë7,000 L5 Seanca28,000 L10 Seanca50,000 L
Këmbë (50 minuta)
1 Seancë8,000 L
Trup Total (80 minuta)
1 Seancë12,000 L5 Seanca40,000 L10 Seanca70,000 L
Krahë (40 minuta)
1 seancë6000 L
Fytyra (40 minuta)
1 seancë6000 L













